Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Futbollisti i ekipit të Memaliajt kanos gazetarin, ndalohet nga forcat e policisë
English

Futbollisti i ekipit të Memaliajt kanos gazetarin, ndalohet nga forcat e policisë

Memaliaj, 18 nëntor, NOA - Një gazetar sportiv është kanosur dhe kërcënuar nga një sportist i ekipit të Memaliajt dhe menjëherë ai ka kryer denoncimin në polici për një akt të tillë.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se gazetari i kërcënuar është 47-vjeçari Roland Suli, lindur dhe banues në Memaliaj, me profesion gazetar dhe aktualisht i punësuar tek e përditshmja "Sporti Shqiptar".

Në kallëzimin e tij ai ka treguar sesi 29-vjeçari Dritan Seferi, futbollist i ekipit të futbollit të Memaliajt, e ka kanosur dhe fyer për shkak të detyrës në këtë qytet.

Menjëherë forcat e policisë kanë bërë shoqërimin në ambjentet e komisariatit të futbollistit dhe për veprime të mëtejshme do ta ndjekin penalisht për veprën penale "Fyerje dhe kanosje për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 238 dhe 239 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE