English

Prifti reagon për arrestimin e këshilltarit të tij, Eduard Belegu

Nga Rajmonda LajthiaÂ

Tiranë, 18 nëntor NOA - Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti pohon se nuk ka qenë në dijeni të hetimit ndaj ish këshilltarit të tij Eduard Belegu, i arrestuar nga policia, për shpërdorim detyre në uzinën e ferrokromit në Burrel.

Gjatë një prononcimi ministri sqaroi se edhe vetë Belegu nuk ka qenë në dijeni të kësaj situate.

"U informova nga njëri prej ministrave i cili më tha se ka një procedim penal ndaj Belekut, ndërkohë që kur e pyeta këtë Â të fundit ai s'kishte dijeni"- tha Prifti.

Sipas tij historia e hetimeve mbi ish darfon ka më shumë se një vit që është mbyllur ndaj riaktivizimi në këtë kohë është çështje vetëm e drejtësisë.

Por pas kësaj situate ministri I ekonomisë mori urdhër për të liruar nga detyra këshilltarin e tij, në mënyrë që të punojë prokuroria për të vijuar më tej me hetimet. Â

Arrestimi i Belegut erdhi pas vendimit të ministrisë së ekonomisë për heqjen e liçencës konçesionare për kompaninë ACR.

Pas kësaj situate erdhi reagimi i fortë i punonjësve të uzinës të cilët akuzonin pikërisht këshilltarin e Priftit. Në atë kohë, Â këto akuza ministri I cilësoi si trillime të medias.

Ky konçesion u dha në prag të zgjedhjeve elektorale të vitit 2001, nën kujdesin e vetë Ilir Metës, në atë kohë kryeministër, dhe nën ndikimin e fortë të njeriut, që këshillonte Dritan Priftin.

Belegu pasi u largua nga Darfo si administrator ka hapur një sërë kompanish, që kanë objekt industrinë minerare.

r.l/NOA

KOMENTE