Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tragjedia e Gërdecit, 2 të plagosur paditin Mediun në Gjykatën e Lartë
English

Tragjedia e Gërdecit, 2 të plagosur paditin Mediun në Gjykatën e Lartë

Tiranë, 18 nëntor NOA - Ish ministri i Mbrojtjes sot ministër i Mjedisit në qeverinë e re të Berishës pas zgjedhjeve të këtij viti, Fatmir Mediu, është paditur sot në Gjykatën e Lartë nga dy ish të plagosur nga tragjedia e Gërdecit.

Kërkesat e paraqitura janë në emër të Roxhers Durda (I mitur) dhe Alketa Hazizaj.

Këto janë dy kërkesat e para që paraqiten pranë gjykatës prej të plagosurve rëndë, ndërkohë që në ditët në vijim do të paraqiten kërkesat individuale nga të tjerë të plagosur.

Avokati Dorian Matlija që paraqiti pranë Gjykatës së Lartë kërkesat në emër të të plagosurve  deklaroi se  plagosjet përbëjnë vepër penale, dhe sipas legjislacionit procedural penal nuk ndiqen nga prokuroria, por ndiqen me kërkesë të vetë të dëmtuarit. "Është në të drejtën e të dëmtuarve të kërkojnë hetim dhe gjykim të çështjes dhe deklarimin e fajtorëve nga gjykata. Për këtë çështje të dëmtuarit i drejtojnë gishtin e akuzës deputetit Fatmir Ali Mediu pasi ka qenë pikërisht urdhri i tij numër 550 datë 25.04.2008 që kurdisi minën me sahat që plasi në Gërdec dhe që krijoi terrenin për situatën kaotike që herët a vonë do të gjente fundin tragjik që gjeti", tha avokati Matlija.

Sipas tij, për këtë çështje do të duhet autorizimi i mëtejshëm i Kuvendit të Shqipërisë për ndjekje penale, por duke marrë shkas nga deklaratat politike të maxhorancës dhe në veçanti zotit Sali Berisha, që janë shprehur se do të pranojnë çdo kërkesë për heqje imuniteti, i takon Kuvendit të marrë pjesë në zbardhjen e kësaj çështje tragjike dhe në vënien e fajtorëve para përgjegjësisë.

Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit ndoqi procedurën formale ligjore, duke respektuar institucionet.

Kërkesa për të nisur procedim penal fillimisht u paraqit pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi kjo gjykatë në seancë konstaton se ku vijon procedimi i çështjes. Por sekretaria e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të mos e pranojë çështjen, duke dalë jashtë kompetencave të veta, dhe duke mos respektuar procedurën formale. Kjo detyroi shoqatën të paraqesë kërkesën pranë Gjykatës së Lartë.

b.m/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE