Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veliaj: Qeveria përdori të gjitha fondet publike për të paguar fushatën elektorale
English

Veliaj: Qeveria përdori të gjitha fondet publike për të paguar fushatën elektorale

Tiranë, 18 nëntor NOA - Kreu i G99 Erion Veliaj reagoi sot në lidhje me raportin e fundit të "Transparency International" mbi Indeksin e Korrupsionit.

Veliaj tha gjatë një konference për shtyp se ky "raport na tregoi se situata me korrupsionin në Shqipëri, nga keq, është bërë edhe më keq, pasi vetëm këtë vit kemi humbur plot 10 vende në radhitjen globale të indeksit të korrupsionit e gjendemi sërish mes Ruandës, Zambias, Togos, Burundit e Sri Lankës. Sipas Veliajt, nuk mund të merrte vlerësim tjetër një qeveri që qeveris vetëm për interesat e një familjeje duke na poshtëruar kështu si komb.

Ai kujtoi se si qeveria përdori të gjitha fondet publike për të paguar fushatën elektorale e për të bastisur zgjedhjet. "Kjo qeveri, ka shpenzuar 900 milion dollarë, jo nga xhepat e Shkëlzenit apo të Argitës, jo nga xhepat e Ilirit apo të Monikës, por nga taksat e të gjithë shqiptarëve, për të ndërtuar një tunel që në vend të na lidhte me vëllezërit tanë kosovarë, shembet sot nën peshën e korrupsionit" shtoi më tej kreu i G99. Në këtë kontekst, Veliaj tha se ka të paktën tre ministra që duhet të ishin prapa hekurave të burgut, apo minimumi në mes të proceseve gjyqësore. Ai përmendi edhe rastin e fundit të korrupsionit në qeverinë Berisha, tashmë edhe nga njerëz të Ilir Metës, siç ishte rasti i Eduard Belegut, këshilltarit të ministrit Dritan Prifti i cili akuzohet për korrupsion. Bashkimi Berisha-Meta jo vetëm që nuk ka përmirësuar situatën, por e ka bërë atë edhe më të rëndë, nënvizoi Veliaj. k.k/NOA

KOMENTE