Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Asistencë amerikane në mbështetje të reformës për planifikimin e territorit në Vlorë
English

Asistencë amerikane në mbështetje të reformës për planifikimin e territorit në Vlorë

Vlorë, 19 nëntor NOA - Një hap përpara u hodh sot në modernizimin dhe rritjen e transparencën në procesin e planifikimit të territorit dhe të dhënies së lejeve të ndërtimit në Vlorë me nënshkrimin nga Kryetari i Bashkisë, z. Shpëtim Gjika, dhe Drejtori i Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë II, z. Richard Wolfe (lexo: Riçard Ullf), të një marrëveshjeje për të vënë në zbatim në zyrat bashkiake një version pilot të Regjistrit të Planifikimit të Territorit.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe përfaqësues nga USAID dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Regjistri është një sistem me qasje në internet që lidh shumë baza të dhënash që përmbajnë informacion për planifikimin e territorit dhe procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit.

Ai përfshin dhe një funksion që mundëson aplikuesit të ndjekin përmes internetit ecurinë e aplikimeve të tyre për lejet e ndërtimit.

Vlora është njëra prej pesë bashkive ku përfshihen dhe Shkodra, Fieri, Pogradeci dhe Tirana, që po nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Programin Prag MCC Shqipëri.

Ato do të përfitojnë nga asistenca teknike e USAID-it për të integruar elektronikisht informacionin lidhur me planifikimin bashkiak në atë që do të jetë Regjistri Kombëtar i Planifikimit të Territorit.

Siç përcaktohet në Ligjin për Planifikimin e Territorit të miratuar këtë vit, qëllimi i këtij Regjistri është rritja e transparencës dhe reduktimi i korrupsionit në procedurat dhe vendimmarrjen për planifikimin e territorit dhe dhënien e lejeve të ndërtimit.

Bashkëpunimi dypalësh përfshin trajnimin e punonjësve të bashkisë, sigurimin e pajisjeve, zyrave dhe burime të tjera të nevojshme për mirëmbajtjen dhe përditësimin e bazave të të dhënave.

Kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika tha se bashkia e Vlorës nuk është rastësisht pjesë e zbatimit të këtij projekti. Kjo përzgjedhje është rezultat i vlerësimit të punës së gjithë administratës së Bashkisë, veçanërisht të strukturave që merren në mënyrë të drejtpërdrejtë me menaxhimin e territorit urban, por edhe i disa dokumenteve bazë që shërbejnë si kriter bazë për zhvillimin e qytetit.

Këto dokumente përfshijnë Planin e Përgjithshëm Rregullues dhe Studimin e Zonës Qendër të Vlorës. Zoti Jeffrey Zahka nga USAID-i vuri në dukje se dhënia e lejeve të ndërtimit është një nga proçeset më pak transparente në Shqipëri. Është, po ashtu, edhe një proces që rrezikohet më së shumti nga korrupsioni.

Me nënshkrimin sot të kësaj marrëveshjeje, bashkia e Vlorës ka dëshmuar vullnetin për të luftuar korrupsionin në fushën e planifikimit të ndërtimeve dhe të dhënies së lejeve për to.

Faza e dytë e Programit Prag MCC Shqipëri (MCCA2) është një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 15.7 milion dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, e financuar nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe e administruar nga USAID, e cila ka për qëllim të forcojë shtetin ligjor, të reduktojë korrupsionin dhe të rrisë mbikëqyrjen nga publiku përmes zgjidhjeve të teknologjisë së informacionit dhe ndihmës teknike, duke përmirësuar kështu klimën për biznes në Shqipëri.

e.r/NOA

Â

KOMENTE