English

Dule, apel Berishës në Kuvend: Negocio me bojkotuesit, edhe pse mund të kesh kosto

Tiranë, 19 nëntor, NOA - Mazhoranca duhet të negociojë patjetër me opozitën për të ndalur bojkotin e saj nga jeta parlamentare, edhe pse kjo mund të shoqërohet me kosto politike për të.

Një fakt të tillë e ka pohuar në seancën e sotme plenare deputeti i partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Duke iu drejtuar personalisht kryeministrit Berisha, Duke tha se ai

duhet të ndërmarrë nisma që vendi të futet në hullinë e jetës normale politike.

"Ky është momenti i ndërmarrjes nga kryeministri të nismave të guximshme. Merrni iniciativa që mund të jenë edhe në dëmin e forcës suaj politike, për ta futur vendin në rrugë të lirë", ka thënë konkretisht Dule gjatë fjalës së tij në seancën plenare.

Ndër të tjera, ai ka theksuar rolin e madh që paraqet dialogu mes palëve dhe situata e qetë politike për momentin e veçantë që po përjeton vendi, atë të përshpejtimit të procesit të integrimit drejt Bashkimit Evropian.

"Por fatkeqësisht, ne tani gjendemi të fragmentarizuar, gjysma brenda dhe gjysma jashtë parlamentit", shtoi ai mbi një fakt të tillë.

Duke dhënë më pas edhe rrugët konkrete, të cilat sipas tij mund të çojnë drejt zgjidhjes së problemit, siç është ajo e gjetjes së kompromisit mes palëve, për të cilën sipas tij duhen bërë lëshime nga të dyja kahet.

"Kemi gjëra të përbashkëta, një axhendë që mund të shërbejë si nyjë e përbashkët, sic është implementimi i MSA, prej së cilës asnjë forcë politike nuk është distancuar", e përfundoi fjalën e tij deputeti Vangjel Dule.

e.r/NOA

Â

KOMENTE