English

I dehur dhe nën depresion, 41-vjeçari gjendet i vetëvarur në kuzhinë me kabëll elektrik

Durrës, 19 nëntor, NOA - I dehur dhe nën gjendje depresioni, duket se kanë qenë dy kushtet e mjaftueshme për një 41-vjeçar që të projektonte aktin e vetëvrasjes.

Fjala është për personin e quajtur Bedri.M, lindur në Kukës dhe banues në Durrës, i martuar me fëmijë, për të cilin burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ai është gjendur i vetëvarur në banesën e tij.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky person në kushtet e depresionit dhe të mbipërdorimit të pijeve alkoolike, është vetëvarur në një nga dhomat që shërbente si kuzhinë në banesën e tij, me një kabell elektrik.

Nga vëzhgimi i kufomës nuk u konstatua shenja dhune apo të tjerë faktorë të jashtëm që mund të kenë ndikuar në vendimin për kryerjen e aktit fatal që i ka shkaktuar vdekjen.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkaktim të vetëvrasjes", parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE