English

NBA: Mbyllen ndeshjet në NBA, fiton ekipi i New York-ut

Tiranë, 19 nëntor NOA - Nuk mjaftuan 32 pikët e realizuara nga Chris Bosh për Toronton që të shmangte humbjen me ekipin e Utah Jazz me rezultatin 104 me 91 në fushën e këtyre të fundit.

Ndërsa New York fiton në transfertë kundër Indiana Peacers, ku skuadra gjeti fitoren e dytë sezonale për këtë vit.

Rezultati i fitores kudër Indianes ishte 110 me 103 për të ftuarit, për të cilët ishte fitorja e parë pas gjashtë humbjeve radhazi të ekipit.

Për sa i përket konfederatës Lindore është ekipi i Hawks që vazhdon me fitoret e një pas njëshme duke krijuar një vazhdimësi të rregullt me to.

Joe Jonhson është lojtari më i mirë dhe po bëhet dhe më shumë lider i kësaj skuadre duke e nxjerrë ekipin nga situatat e vështira dhe duke shënuar në momente kur sulmi nuk funksionon.

Ndërsa në konfederatën perëndimore i vetmi ekip që mban ritmin e Hawks janë i Suns.

r.b/NOA

KOMENTE