Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përfundojnë trajnimin 22 oficerë, tashmë të aftë për hetimin e dokumente false
English

Përfundojnë trajnimin 22 oficerë, tashmë të aftë për hetimin e dokumente false

Tiranë, 19 nëntor NOA - Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha e cilësoi trajnimin e personelit policor për hetimin e dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, një element mjaft të rëndësishëm në tërësinë e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

"Në stadin aktual kur Shqipëria po përfundon përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa kuadrit legjislativ dhe pajisjes së kufijve tanë me teknologjinë më të fundit të kontrollit, t'i bashkëngjitet përvoja më e mirë njerëzore dhe trajnimet më të përparuara të policisë kufitare dhe në veçanti policisë kriminale për të parandaluar, zbuluar dhe goditur çdo tentativë për të keqpërdorur kufirin shqiptar për aktivitete kriminale" deklaroi Basha në ceremoninë e diplomimit të 22 oficerëve të policisë që përfunduan një kurs trajnimi në fushën e hetimit të dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, organizuar nga Zyra Rajonale e Sigurisë së Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Në prani të Zëvendësambasadores amerikane Deborah Jones, ministri Basha vlerësoi ndihmën dhe asistencën e vazhdueshme të qeverisë së SHBA për trajnimin dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore e teknike të Policisë së Shtetit.

Basha solli në vëmendje me këtë rast edhe trajnimet e mëparshme, ndihmën për pajisjen e Policisë së Shtetit me aparaturat e teknologjisë së fundit për të luftuar krimin elektronik e kibernetik dhe në veçanti asistencën e vazhdueshme dhe domethënëse të qeverisë amerikane për sistemin e menaxhimit të integruar të kufirit dhe instalimin e sistemit TIMS.

"Kjo ndihmë është pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë e të gjithanshëm të Shqipërisë me SHBA në luftë kundër kriminalitetit, krimit të organizuar, trafiqeve e terrorizmit dhe për forcimin e sigurisë së kufijve dhe për sigurinë e dokumentave të udhëtimet, të cilat janë të standarteve më të larta ndërkombëtare, produkt edhe i bashkëpunimit me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve", u shpreh kreu i dikasterit blu.

Basha deklaroi se Policia e Shtetit do të ketë përkrahjen e plotë materiale, financiare, teknike dhe politike me qëllim forcimin e sigurisë dhe kontributin e vazhdueshëm për sigurinë rajonale e më gjerë.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE