Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama shpërndan në Kombinat ftesat për protestat: Hapja e kutive, rruga e integrimit
English

Rama shpërndan në Kombinat ftesat për protestat: "Hapja e kutive, rruga e integrimit"

Tiranë, 19 nëntor, NOA - Hapja e kutive ku fshihet e vërteta e procesit të 28 qershorit është rruga e vetme e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kështu ka pohuar gjatë një takimi me banorë të zonës së Kombinatit, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, gjatë të cilit ka përfituar t'u shpërndajë atyre edhe ftesat për protestën e nesërme të parashikuar të mbahet në Tiranë në emër të transparencës së zgjedhjeve.

"T'i tregojmë Berishës se nuk preken votat", ka thënë ai ndërsa shpërndante ftesat për protesta me mbishkrimin "Ku është vota ime".

Ashtu siç bëri edhe me qytetarët e rrugës "Komuna e Parisit" ditën e djeshme, Rama në rrugëtim derë më derë në zonën e Kombinatit, në bashkëbisedim me qytetarë të ndryshëm u ka kërkuar atyre që të bëhen pjesë e protestës së opozitës në 20 nëntor.

Edi Rama në këto takime spontane për të sensibilizuar qytetarët e Tiranës ka e cilësuar si demagogji të paturpshme deklaratat e kryeministrit Berisha se opozita po pengon integrimin.

"Sot unë jam këtu, për t'i kërkuar personalisht qytetarëve e qytetareve të Tiranës, të gjithë ata që duan të jetojnë të lirë; të gjithë ata që dua të kenë të drejta të barabarta me pinjollët e familjes në pushtet dhe me kryefamiljarin që e ka kthyer qeverinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në një mjet për pasurimin e tij që më 20 nëntor, pasdite në sheshin "Skënderbej" të bashkohen për t'i rezistuar këtij pushteti të korruptuar", tha Rama.

n.e/NOA

KOMENTE