Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekstradohen nga Greqia e Italia 2 të kërkuar, dënuar me nga 18 vjet burg për vrasje
English

Ekstradohen nga Greqia e Italia 2 të kërkuar, dënuar me nga 18 vjet burg për vrasje

Tiranë, 20 nëntor NOA - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana gjatë ditës së sotme, kreu ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar të dënuar me nga 18 vjet burg për vrasje.

Kështu në orën 15:20, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina, Greqi drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Arben Selim Çollaku, 28 vjeç, nga Cërriku, Elbasan.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 96, datë 12.04.2005 e ka dënuar me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me dashje", parashikuar nga neni 76, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

I ekstraduari Arben Çollaku, më datë 26.08.1997, rreth orës 24:00, në unazën e qytetit të Cërrikut, në bashkëpunim me Bardhyl Kabila, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ndriçim Gjolena. Pas ngjarjes autorët janë larguar nga Shqipëria.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën më datën 24.12.2007, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Arben Selim Çollaku, - i thanë agjencisë NOA, burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. ***

Po sot, në orën 16:45, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Laver Simon Danaj, 64 vjeç, nga Vlora.

Gjykata e Rrethit Vlorë, me vendimin nr.68, datë 28.01.2002, e ka dënuar shtetasin Laver Danaj, me 18 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të Vrasjes me dashje, Prishjes së qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje? parashikuar nga nenet 76, 274 dhe 278/2, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Krimi për të cilin Laver Danaj është deklaruar fajtor ka ndodhur më 10.08.1999, kohë kur ai ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arben Ademi.

I ekstraduari Laver Danaj, ka patur konflikte të vazhdueshme me fqinjët e tij, shtetasit Golik dhe Arben Ademi, lidhur me të drejtën e kalimit në një rrugë që ndodhej midis dy shtëpive.

Konflikti është bërë objekt gjykimi nga Gjykata Vlorë, e cila ka vendosur t'i japë të drejtën e kalimit shtetasit Laver Danaj, në rrugë. Konflikti më pas ka vazhduar për një sipërfaqe toke që ndodhej pas shtëpisë së shtetasit Arben Ademi, të cilën Laver Danaj e kishte rrethuar me gardh.

Më 10.08.1999, rreth orës 17:00 Arben Ademi, ka filluar të prishë gardhin e ndërtuar nga Laver Danaj.

Familjarët e Arben Ademit i kanë kërkuar të mos e prishë gardhin por ai ka vazhduar veprimet e tij.

Aty ka mbërritur Laver Danaj, dhe pas një debati të ashpër ky i fundit është drejtuar për tek banesa e tij, ku ka marrë një armë zjarri automatike që e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga veranda ka qëlluar në drejtim të shtetasit Arben Ademi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit Laver Danaj, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 25.03.2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Laver Danaj.

Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, Arben Çollaku dhe Laver Danaj i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

e.r/NOA

KOMENTE