English

Fier, tre persona grabisin me armë një pikë karburanti

Fier, 20 nëntor NOA - Tre persona të armatosur kanë grabitur sot një pikë karburanti ndërsa kanë qëlluar me armë në ajër.

Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në rrugën nacionale Fier-Levan në vendin e quajtur Karburanti "Lamçe-Petrol" në pronësi të shtetasit A.Lamçe.

Nga hetimi paraprak, doli se tre persona kanë realizuar vjedhjen me armë të xhiros ditore prej rreth 100 mijë

lekë të vjetra si dhe aparatin celular të 54-vjeçari O.Shahaj, i cili punonte si roje në ambientet e kësaj pike karburanti.

Gjate kryerjes se vjedhjes një nga autorët e kësaj ngjarje ka përdorur armën e zjarrit tip-pistolete duke qëlluar një herë në ajër dhe më pas janë larguar me një automjet të tipit Reno Klio në drejtim të qytetit të Vlorës.

Me marrjen e njoftimit nga ana e strukturave të Policisë së Drejtorisë së Policisë Fier dhe nën drejtimin e strukturave të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier u shkua menjëherë në vendngjarje dhe u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore si dhe u gjet e u fiksua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm.

Policia organizoi operacionin "Mesnata" i cili u finalizua arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit Arben Braho, lindur dhe banues në Vlorë, ndërkohë është duke u punuar për kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje Benard Muço 22-vjeç dhe Ilir Metushi 23-vjeç.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve iu gjeten dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura si dhe automjeti tip Reno Klio me targë VL 8301 C me të cilin u larguan nga vendi i ngjarjes.

k.k/NOA

KOMENTE