Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ku është vota ime , nis protesta e opozitës
English

"Ku është vota ime", nis protesta e opozitës

Tiranë, 20 nëntor NOA - "Ku është vota ime" nën këtë moto është hapur pak minuta më parë protesta e opozitës e cila pritet të zgjasë tre ditë pa ndërprerje.

Protesta ka nisur në orën 16:00 në sheshin "Skënderbej" dhe më pas do të vazhdojë drejt bulevardit për tu ndaluar përpara kryeministrisë. Partia Socialiste ka parashikuar të ngrejë çadra në mes të bulevardit para kryeministrisë ku protestuesit do të qëndrojnë për tre ditë rresht ditë-natë.

Në agjendën e kësaj proteste opozita caktuar 20 deputetë të qëndrojnë mes protestuesve në 3 netët që do të vazhdojë protesta, ndërsa kryetari i PS-së, Edi Rama pritet të kalojë natën e sotme në çadra mes protestuesve.

Pranë cadrave që do të ngrihen përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit"do të vendoset në mikrofon që do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë kohës, prej nga oratorë të ndryshëm do të japin mesazhet e tyre. Ndërkohë që protesta e sotme është vetëm fillimi për socialistët të cilët kanë deklaruar se do përshkallëzojnë protestat nëse Berisha nuk hapë kutitë të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

k.k/NOA

KOMENTE