Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Picierit i gjenden në makinë dy qese me bimë narkotike, thikë dhe një pistoletë
English

Picierit i gjenden në makinë dy qese me bimë narkotike, thikë dhe një pistoletë

Durrës, 20 nëntor, NOA - Dy qese farmaceutike me bimë narkotike kanabis sativa, një pistoletë me numër 5-165873, si dhe një thikë në formë bajonete me dorezë të mbështjellë me natriban të kuq i janë gjendur brenda një makinë një shoferi.

Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë së Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, personi që i posedonte ato u arrestua në flagrancë dhe quhet Marlin Shkodra, 21 vjeç, i cili punonte si picier në një piceri.

Materialet e para hetimore në ngarkim të tij do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprat penale të "Prodhim, shitje të narkotikeve", "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", si dhe "Mbajtje pa leje të armëve të ftohta", parashikuar respektivisht nga nenet 283/1, 278/2/3 dhe 279 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE