Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoferi i kamionit sherr me pasagjerët e një makine pas përplasjes, godet me thikë njërin
English

Shoferi i kamionit sherr me pasagjerët e një makine pas përplasjes, godet me thikë njërin

Tiranë, 20 nëntor, NOA - Pasi ka përplasur një makinë Benz, pasagjerët e saj janë irrituar duke e ofenduar dhe kjo ka bërë që shoferi i kamionit të nxehet aq shumë sa të qëllojë me thikë njërin prej tyre.

Ngjarja në fjalë raportohet nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave ajo është shkaktuar në rrethrrotullimin e Peqinit nga një shofer kamioni, 31-vjeçar me emrin Ardian Koni, lindur dhe Peqin dhe banues në këtë qytet.

Mësohet se ai është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë për aktin e goditjes me thikë ndaj një pasagjeri të makinës që goditi, 20-vjeçarit Enald F.

Shiferi i kamionit nga ana e tij është mbrojtur duke pohuar se atë e kanë ofenduar në momentin që pëplasi dyert e benzit dhe prandaj u detyrua të reagonte.

Në makinën e tipit benz, që drejtohej nga Luan Zh. Bëhet me dijeni se po udhëtonin si pasagjerë Enald.F, Avdurrahim.F dhe Altin Zh, të cilët pasi ka ndodhur përplasja kanë zbritur nga mjeti dhe kanë debatuar me shoferin e kamionit me fjalë fyese, i cili më pas ka zbritur nga makina me një thikë në dorë duke goditur njërin prej tyre për t'i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

I lënduari Enald F. lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, tani ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit dhe po i nënshtrohet një terapie intensive.

Ndërsa ndaj shoferit të kamionit rëndon vepra penale e "Plagosjes së rëndë me dashje", e parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE