Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shtyrja e tretë për premierën Kush ka frikë nga Virxhinia Woolf
English

Shtyrja e tretë për premierën "Kush ka frikë nga Virxhinia Woolf"

Tiranë, 20 nëntor NOA - Dhe telashet s'kanë të sosur. Premiera e parë e sezonit në Teatër Kombëtar (kur po mbaron muaji nëntor) ka pësuar shtyrjen e saj të tretë.

E lajmëruar për shfaqjen e saj në datat 13 nëntor, pastaj 21 nëntor..ka pësuar edhe shtyrjen e saj të tretë që po mendohet se po i afrohet përfundimit të nëntorit. Ndoshta e treta..e vërteta! "Kush ka frikë nga Virxhinia Woolf" e dramaturgut amerikan Edward Albee, pritet të jetë gati në javën e fundit të muajit nëntor.

Probleme shëndetësore të aktoreve kryesore (që konfirmohen nga burime të brendshme të institucionit si të pashmangshme), kanë rrezikuar daljen e saj në skenë sipas afateve të njoftuara kohë më parë.

Nuk është aspak serioze mosprononcimi i zyrës së shtypit në këtë institucion për shtyrjet e pafundme të kësaj premiere.

Por peripecitë e saj ndoshta filluan që me largimin e dy aktorëve kryesorë Ndriçim Xhepa dhe Luiza Xhuvani, që u zëvendësuan nga Viktor Zhusti dhe Eva Alikaj, kjo e fundit edhe me një kontratë të nënshkruar me këtë institucion teatror.

Aktorë të tjerë që interpretojnë krahas tyre janë Eftiola Laçka (mësohet se ajo është shkaku i shtyrjes së tretë të premierës) dhe Helidon Fino.

Kjo vepër vjen në skenën e Teatrit Kombëtar shqipëruar nga Gjergj Peçi dhe në konceptin e regjisorit të ri, Kushtrim Bekteshi, për të cilin ky është bashkëpunimi i parë me Teatrin Kombëtar .

Për regjisorin Bekteshi, kjo dramë e Edward Albee është një nga dramat më të mira të shekullit XX, pasi ajo flet për familjen e për gruan, për pozitat e saj, për konfliktet dhe iluzionet. Kjo pjesë është vënë në shumë skena të botës dhe dallohet për karakteret e saj specifike.

m.s/NOA

KOMENTE