English

Deputetët Bushati e Hysi: Protesta do vijojë në emër të demokracisë e integrimit

Tiranë, 21 nëntor, NOA - Protesta e socialistëve do të vijojë në emër të demokracisë, integrimit të përshpejtuar evropian dhe mirëqënies së gjithë qytetarëve.

Një fakt të tillë e kanë deklaruar në fjalimet e tyre përshëndetëse gjatë paradites së sotme deputetët socialistë Ditmir Bushati dhe Vasilika Hysi.

Ata e kanë parë aktin e dhunimit të votës si një prekje të së drejtës themeltare të shtetasve për të votuar, duke pohuar e vendi ynë është mbrapa pikërisht për një arsye të tillë.

"Vendi ynë tani do të ishte si maqedonasit apo serbët dhe malazezët, që iu hoqën vizat me Bashkimin Evropian, por pushteti i Berishës e la të përjashtuar", ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë, deputeti Bushati.

Ndërsa Vasilika Hysi ka theksuar se ekziston nevoja e respektimit të të drejtave të qytetarëve nga ana e qeverisë, duke e konsideruar kryeministrin Berisha si shkelës të tyre.

n.e/NOA

KOMENTE