Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Java e filmit Shqiptar , në Strugë mbahet edicioni i dytë i evenimentit artistik
English

"Java e filmit Shqiptar", në Strugë mbahet edicioni i dytë i evenimentit artistik

Strugë, 21 nëntor, NOA - "Java e Filmit Shqiptar" është evenimenti artistik që pritet të mbahet gjatë këtyre ditëve në qytetin e Strugës në Maqedoni.

Sipas të dhënave të organizatorëve të tij, ai realizohet nga Arkivi Qendror i Filmit Shqiptar (AQFSH), "Poshka Art Teatër", "Teatri Sofra" etj.

Në javën e kohëzgjatjes së tij, bëhet me dijeni se do të paraqiten disa nga filmat më të rinj të regjisorëve më të mirë nga Shqipëria, përkatësisht gjatë datave 23-26 nëntor.

Ndërsa në ditën e fundit të festivalit do të ndahen çmimet: Emocioni më i mirë, Fotografia më e mirë, Skenari më i mirë dhe Filmi më i mirë i edicionit të dytë me radhë të festivalit.

Ky eveniment artistik do të jetë shoqëruar edhe me momente të tjera artistike të krijuara gjatë pauzave të tjera të filmave.

Ky është edicioni i dytë i këtij festivali që mbahet në qytetin e Strugës dhe shërben për promovimin e vlerave dhe aktorëve të filmit shqiptar.

n.e/NOA

KOMENTE