English

Kapet i kërkuari për prodhim droge, ndaj tij ekzistonte vendimi për 7 vjet burg

Durrës, 21 nëntor, NOA - Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat e policisë së Durrësit bënë të mundur kapjen e të kërkuarit Fatos Llaftiu, 51 vjeç, lindur dhe banues në Shijak të Durrësit.

Ai është shpallur në kërkim me shkresën nr.4696/1 të datës 19.11.2009 nga Policia e Durrësit për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" dhe ndaj tij ishte caktuar masa e dënimit me 7 vjet burg për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh" parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.Â

KOMENTE