Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi uron presidentin e BE, Herman van Rompuy për zgjedhjen në post
English

Presidenti Topi uron presidentin e BE, Herman van Rompuy për zgjedhjen në post

Tiranë, 21 nëntor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh urimi presidentit të Bashkimit Europian, Herman van Rompuy me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë.

"Kjo zgjedhje, rrjedhojë e Traktatit të Lisbonës, do ta forcojë ndjeshëm rolin e Bashkimit Evropian, si zë të fuqishëm politik dhe ekonomik në arenën ndërkombëtare. Shqipëria, vend i Ballkanit Perëndimor, anëtare e NATO-s dhe aspirante për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, e vendosur të luajë një rol moderator në rajon, kontribuese në stabilitetin, zhvillimin e integrimin e tij, çmon shumë të rëndësishme njëzëshmërinë politike të Bashkimit Evropian ndaj proceseve integruese të vendeve të rajonit tonë", citon Topi në këtë mesazh. Më pas, ai thekson bindjen në vazhdimësinë e mbështetjes së Shqipërisë ndaj BE dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ngushtë mes palëve.

n.e/NOA

Â

KOMENTE