Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shantazh pedagoges për video, arrestohet një oficer i SHISH dhe një inspektor tatimesh
English

Shantazh pedagoges për video, arrestohet një oficer i SHISH dhe një inspektor tatimesh

Gjirokastër, 21 nëntor, NOA - Një oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një inspektor tatimesh janë vënë në pranga për shantazh të kryer ndaj një pedagogeje se do t'i publikonin disa video komprometuese që kishin ndaj saj.

Lajmi konfirmohet nga burime policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave arrestimi i dy të lartpëmendurve është bërë nën kuadrin e operacionit të koduar "Inteligjenca".

Ato tregojnë më tej sesi dy personat që kryenin funksione publike në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë kërkuar një shumë prej 4000 eurosh, pedagoges me inicialet A.SH. në universitetin "Eqerem Çabej" të Gjirokastrës në këmbim të faktit që të mos bënin publik një material filmik kompromentues që kishin ndaj saj, ose të mos e procedonin atë.

Të ndaluarit, 29-vjeçari Adriatik Çalaj dhe 31-vjeçari Laert Braho, që të dy lindur dhe banues në Gjirokastër, kanë arritur t'ia marrin këto lekë, por në momentin që ato i janë dorëzuar Brahos, ai menjëherë është arrestuar në flagrancë nga Policia dhe shuma e lekëve është sekuestruar në cilësinë e provës matëriale.

Gjithashtu në momentin e kapjes, Adriatik Çalajt iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një disketë me materiale me të cilat i bënin shantazh pedagoges së lartpërmendur.

Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 259 dhe 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE