Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e Arben Vishës para 10 ditësh në rrugë kapet Dara në Tiranë
English

Vrasja e Arben Vishës para 10 ditësh në rrugë kapet Dara në Tiranë

Tiranë, 21 Nëntor NOA - Vrasja e para dhjetë ditëve që ndodhi në periferi të Tiranës ka sot një autor të dyshuar pasi policia konfirmoi arrestimin e të dyshuarit të vetëm të krimit.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë i tha agjencisë NOA se u bë i mundur ndalimi i autorit të dyshuar të vrasjes së 38-vjeçarit Arben Hamdi Visha, ndodhur 10 ditë më parë.

Nga hetimet e kryera, rezultoi se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje. "Autori i dyshuar i kësaj vrasjeje, nga hetimet e kryera ka rezultuar të jetë Bajram Hysen Dara, 41 vjeç, me banim në Tiranë", - konfirmoi policia.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë.

Policia sqaroi se Bajram Dara, akuzohet për veprat penale "Vrasjes me paramendim" si dhe "Armë mbajtje pa leje".

Specialistët seksionit Kundër Jetës dhe Shëndetit, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë treguan se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e dyshuar e krimit tip pistoletë TT, 16 fishekë model 54, si dhe automjeti i tij, me të cilën dyshohet se është larguar menjëherë pas kryerjes së këtij krimi.

e.r/NOA

KOMENTE