Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kalon projektligji për reformën shëndetësore në SHBA
English

Kalon projektligji për reformën shëndetësore në SHBA

Uashington, 22 Nëntor NOA - Demokratët në Senatin amerikan kanë arritur që të sigurojnë shumicën e votave për të vënë në debat Ligjin për reformën e shëndetësisë, që paraqet fitore të rëndësishme procedurale në betejën me republikanët opozitarë rreth kësaj nisme të administratës së Barak Obamës.

Me 60 vota për dhe 39 kundër, mbrëmë vonë, Senati ka miratuar Projektligjin e liderit demokrat Heri Reid, me të cilin me çmimin prej 848 miliardë dollarëve, në 10 vitet e ardhshme, sigurimi shëndetësor do të zgjerohej për 31 milionë amerikanë të tjerë.

Debati rreth këtij Projektligji në Senat mund të zgjasë me javë por analistët vlerësojnë se reforma për shëndetësinë e Presidentit të SHBA-së Barack Obama ka kapërcyer një tjetër pengesë pasi në senat republikanët opozitarë votuan kundër fillimit të debatit.

Obama me ligjin e tij synon t'u mundësojë të gjithë amerikanëve një sigurim shëndetësor. Ai vetë e ka cilësuar këtë si synimin e tij më të rëndësishëm në politikën e brendshme.

Projekti disa miliardësh duhet të financohet nga rritja e tatimeve për ata që fitojnë më shumë.

Në SHBA janë aktualisht më shumë se 40 milionë amerikanë pa sigurim shëndetësor.  Â

KOMENTE