English

Raportuesi i PE: Kandidatura e Serbisë për hyrje në BE, nuk është reale

Bruksel, 22 Nëntor NOA - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se është jo reale që Serbia deri në vitin 2009 të paraqesë kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

"Kandidatura është gjë e madhe dhe rrjedhimisht duhet të jemi real", - ka thënë Jelko Kacin për shtypin serb duke u cituar dhe nga radio RFE.

"Kandidatura nuk është lojë, - ka vijuar Kacin, - por veprim me rregulla shumë të qarta përmes të cilës fitohet besimi i 27 vendeve anëtare, institucioneve të Bashkimit Evropian, fqinjëve të Serbisë dhe vendeve tjera kandidate, të tashme dhe të ardhshme".

Duke folur për qëndrimin e Holandës ndaj Serbisë, Jelko Kacin, ka pohuar se "nuk është Holanda pengesë ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, por Ratko Mladiq, Goran Haxhiç dhe ata që u ndihmojnë".

KOMENTE