English

Tiranë, aksidentohet për vdekje një kalimtar 64-vjeçar

Tiranë, 22 nëntor NOA - Një 64-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet në qendër të Tiranës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm pranë Ministrisë së Mbrojtjes kur një automjet tip-Benz i cili po udhëtonte me shpejtësi në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ka përplasur një kalimtar.

Ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe sipas policisë quhet Fuat Mehmeti 64-vjeç nga Tirana.

Pas aksidentit automjeti përgjegjës nuk ka ndaluar por është larguar me shpejtësi ndërsa policia ka nisur hetimet për të identifikuar drejtuesin.

k.k/NOA

KOMENTE