Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gaxhai merr burg të përjetshëm, prokuroria dështon me akuzën për vrasjen e policit
English

Gaxhai merr burg të përjetshëm, prokuroria dështon me akuzën për vrasjen e policit

Tiranë, 23 Nëntor NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar sot me burgim përjetë Gazmir Brakën të njohur si Gaxhain.

Ndërkohë që për katër anëtarët e tjerë të "bandës" Armando Sulejmani, Sokol Sinemati, Edmond Leskaj dhe Gazmend Nebiu gjykata dha dënimin e saj me 25 vjet burgim.

Të pandehurit janë dënuar vetëm për 3 vrasje ato të Sadik Kurtit, Avdul Bajrami dhe Zihni Haruni dhe një vjedhje me dhunë, atë të Ardian Skënderit duke u shpallur të pafajshëm për veprat e tjera penale.

Kështu prokuroria nuk ka provuar dot fajësinë për vrasjen e policit Vrion Rrapit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda një seancë më parë kërkoi dënimin fajtor për pesë të pandehurit.

Sipas akuzës ata akuzoheshin për veprat penale të "vrasjes me paramendim" të kryer në bashkëpunim ndaj shtetasit Bashkim Dule, "krijimit të bandës së armatosur", "kryerjes së krimeve nga bandat e armatosura", siç janë vrasjet me paramendim të shtetasve Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zihni Haruni, Robert Myftari, vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të punonjësit të policisë Viron Rrapaj, vjedhjes me dhunë në dëm të shtetasve Ardian Skënderi, Artur Pashaj, Vladimir Mema dhe Flamur Xhelaj, si dhe armëmbajtjes pa leje.

I pandehuri Gazmir Braka është dënuar nga Gjykata e Rrethit Durrës, me burgim të përjetshëm, për një tjetër vepër penale të kryer në këtë qytet.

Ndërsa të pandehurit Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani, janë dënuar për veprën penale të "vrasjes" së shtetasit Elton Tato dhe "vrasjes së mbetur në tentativë" në dëm të shtetasit Robert Boraku, ngjarje e ndodhur në datë 26 shkurt të vitit 2002 nga Gjykata e Apelit Vlorë, përkatësisht me 25 vjet burgim Sokol Sinomati dhe 20 vjet burgim Armando Sulejmani.

Nga pesë anëtarët e bandës vetëm i pandehuri Edmond Leskaj nuk është arrestuar, por ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Ngjarja për të cilën akuzohen të pandehurit e ka zanafillën e saj në vitin 1997, pas përplasjeve të "bandës së Coles", me në krye Zani Çaushin dhe "Bandës së Gaxhait", e cila e kishte bazën në fshatin Cerkovinë.

e.r/NOA

KOMENTE