Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I riu shqiptar, arratisje spektakolare nga paraburgimi në Greqi
English

I riu shqiptar, arratisje spektakolare nga paraburgimi në Greqi

Thiva, 23 Nëntor NOA - Një i ri shqiptar arriti të largohet sot nga mjediset e paraburgimit dhe kërkimet e deritanishme kanë dështuar pasi policia nuk arriti të ndjekë me rezultat të arratisurin.

I dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua nga policia, është dënuar me 13 vjet heqje lirie për grabitje në vitin 2007 të një banke në Grevena.

Nën hetim janë vënë tre punonjës policie që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje, duke u investiguar roli i tyre qoftë në bashkautorësi apo edhe në moskryerje detyre.

Ngjarja ndodhi në rajonin policor të Thivas në Greqi, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

I riu shqiptar 32 vjeçar, emigrant i rregullt në Greqi, vuante dënimin 13 vjeçar për grabitje, në burgun e Grevenasë.

Më 17 nëntor ai ishte transportuar në qelitë e paraburgimit në Thiva pasi më 19 nëntor do të dilte për masë sigurie para gjykatës për një tjetër çështje penale.

 ndaluar një natë më parë nga policia e Thivas.

Sot, ishte planifikuar ridërgimi i tij në burgun e Grevenasë, por vetëm pak orë para se të kryhej transportimi, i dyshuari ka arritur të kryejë arratinë spektakolare.

Gjithçka nisi në orën 08.30 kur shqiptari, kërkoi të shkojë në tualet. Pak minuta më pas, ai doli që andej por tani me një pistoletë në dorë, me të cilën nisi arratinë.

Duke kërcënuar me pistoletë mbi kokë policët që u afruan, 32-vjeçari arriti të dalë deri në portën e pasme të rajonit policor dhe që andej u zhduk me shpejtësi, duke përfituar dhe nga fakti se në atë natë gjendet një fermë bujqësore.

Pas arratisë, nisi një ndjekje policore e cila zgjati duke nisur nga ora 08.30 e së Hënës deri në mesditë, por ajo dështoi pasi i dyshuari arriti t'i shpëtojë lënies së gjurmëve duke u larguar me shpejtësi nëpër rrugët që njihet mirë për shkak se jetonte në Thiva prej kohësh.

Policia pranoi se dhe një helikopter që iu vu në dispozicion, nuk arriti të jetë i vlefshëm për të lokalizuar dhe kapur të arratisurin.

Nën hetim për ngjarjen, janë shefi i rajonit policor të Thivas, një oficer i lartë si dhe dy punonjës policie të rangut të ulët. Policia po heton se si i dyshuari arriti të largohet nga rajoni dhe për më tepër, duke gjetur në mjediset e brendshme, në tualet, një armë zjarri, tip pistoletë.

n.s/e.r/NOA

KOMENTE