Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Java teatrore '09, dramat e të rinjve
English

Java teatrore '09, dramat e të rinjve

Tiranë, 23 nëntor NOA - Teatri Kombëtar po merr ‘frymë' vetëm nga shfaqjet e regjisorëve të rinj. Pas disa shtyrjesh të premierës së shumëpërfolur tashme "Kush ka frikë nga Virginia Ëoolf", duket se të vetmit që gjallojnë në këtë institucion teatror kombëtar në Tiranë janë regjisorët e rinj.

Në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar vazhdon Festivali i Teatrit të të Rinjve "Java teatrore 09" Sot në mbrëmje, do të shfaqet për artdashësit "Parfumeria" me regji të Saimir Sinës, një dramë e shkruar nga Haqif Mulliqi. Interpretojnë Spiro Duni dhe Saimir Sina.

Skenografia është realizuar nga Sonilda Bardhoshit

"Java teatrore 09"nisi me shfaqjen "Norvegjia sot", me regji të Zana Krasniqit dhe vijoi me "Morsa" regji të Najada Elmazit, "Shtëpia e Bernarda Albës" regji të Alma Hotit, "Banorët e shkallës 5" Sonila Kapedani dhe do të mbarojë më datën 25 nëntor me shfaqjen  "Fundi i Lojës" me regji të Elis Matajt.

Juria e ngritur për të përcaktuar projektin fitues të regjisorit përbëhet nga  Ndriçim Xhepa, regjisori i ri Mikel Kalemi dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Joli Gjovreku.

Në ditët e para të dhjetorit, organizatorët e tij (TK dhe MTKRS) do të shpallin edhe fituesit.

m.s/NOA

Â

KOMENTE