Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kate Moss: ‘S'ka gjë më të mirë se të jesh e dobët', i kundërvihen organizatat
English

Kate Moss: ‘S'ka gjë më të mirë se të jesh e dobët', i kundërvihen organizatat

Londër, 23 nëntor, NOA - Kate Moss është vënë në qendër të debateve dhe kritikave nga "Organizata kundër çrregullimit të të ngrënit" për deklaratën e lëshuar gjatë një interviste se moto e jetës së saj është: "Nuk ka asnjë më të mirë sesa të jesh e dobët".

Drejtuesit e organizatës së lartpërmendur kanë pohuar se pikërisht kjo deklaratë e saj është përdorur shpesh nga njerëzit me anoreksi, të cilët vuajnë nga bulimia.

Ndërkaq, në një reagim për faqen e internetit e modës ËËD, Moss ka thënë se është një moto shumë e njohur ajo që tha për të qenit e dobët, por nuk ua ka mbushur mendjen krerëve të kësaj organizate.

Një zëdhënëse e saj tha se "Ju ndoshta nuk e kuptojnë se sa të rrezikshme mund të jenë disa komente. Të rinjtë me çrregullime të të ngrënir, duke patur momete të vështira të luftimit të kësaj sëmundje, natyrisht që deklarata si ato të yllit të njohur Kate Moss, nuk i ndihmojnë aspak".

Organizata në fjalë, sapo ka botuar një studim i cili tregon se pothuajse gjysma e të rinjve me probleme të të ngrënit, kanë qenë viktima të ngacmimeve dhe faktorëve të jashtëm që kanë kontribuar në zhvillimin e sëmundjes së tyre.

n.e/NOA

KOMENTE