Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri i Kinës uron Berishën për 60 vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve
English

Kryeministri i Kinës uron Berishën për 60 vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Tiranë, 23 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka marrë sot një telegram urimi nga Kryeministri i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Wen Jiabao, me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

"Më lejoni që me rastin e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Shqipërisë, në emër të Qeverisë Kineze dhe në emrin tim personal, t'ju shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe Qeverisë së vendit tuaj urimet më të sinqerta dhe përgëzimet më të mira.

Gjatë 60 viteve të marrëdhënieve diplomatike, marrëdhëniet kino-shqiptare kanë njohur përparime të pandërprera.

Dialogët politikë mes dy vendeve, në nivele të larta janë shtuar, bashkëpunimet me leverdi reciproke në fushat ekonomike-tregtare, kulturore, arsimore, bujqësore, etj, kanë arritur rezultate të frytshme, për çështjet ndërkombëtare e rajonale, të dyja palët kanë bashkëpunuar mirë" thuhej në mesazhin që Jiabao i dërgoi homologut të tij shqiptar. "Qeveria kineze i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.

 Ajo respekton rrugën e zhvillimit të zgjedhur nga populli shqiptar, sipas kushteve të vendit dhe është e gatshme që me përpjekje të përbashkëta me palën shqiptare të forcojë shkëmbime dhe bashkëpunime, të nxisë mirëkuptimin dhe miqësinë mbi bazën e frymës së "Deklaratës së Përbashkët ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Shqipërisë mbi Thellimin e Marrëdhënieve Miqësore Tradicionale", me qëllime që marrëdhëniet miqësore te bashkëpunimeve midis Kinës dhe Shqipërisë të zhvillohen në mënyrë të shëndetshme, të sigurt dhe të thellë" përfundonte mesazhi i Jiabao.

k.k/NOA

Â

KOMENTE