Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tirana, Shkupi dhe Prishtina do festojnë bashkë 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë
English

Tirana, Shkupi dhe Prishtina do festojnë bashkë 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë

Shkup, 23 nëntor, NOA - Zyrtarë të Rrjetit të Organizatave Shqiptare, ku bëjnë pjesë 18 organizata shoqërore nga trevat shqiptare theksojnë se aktivitetet që do ti organizojnë me rastin e 28 Nëntorit do të jenë manifestime të veçanta të kulturës, traditës dhe vlerave shqiptare.

Më qëllim të shënimit të 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë dhe njëherit dita e flamurit, Rrjeti i Organizatave Shqiptare, që është një mekanizëm i bashkëpunimit të organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga organizata anembanë trojeve shqiptare planifikon të organizojë Festimin e 28 Nëntorit në të gjitha qendrat e shqiptarëve, Tiranë, Prishtinë, Shkup etj.

Në kuadër të këtij manifestimi është planifikuar organizimi i shumë aktiviteteve si: panaire me prodhime dhe artizanate shqiptare me prodhues nga të gjitha trojet shqiptare, ekspozita me fotografi nga historia dhe kultura shqiptare, këngë dhe valle nga ansamblet dhe grupet e muzikës dhe valleve popullore nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare, etj.

Zyrtarë të Rrjetit të Organizatave Shqiptare, ku bëjnë pjesë 18 organizata shoqërore nga trevat shqiptare theksojnë se aktivitetet që do ti organizojnë me rastin e 28 Nëntorit do të jenë manifestime të veçanta të kulturës, traditës dhe vlerave shqiptare.

NOA-INA

KOMENTE