English

Ultimatumi i PS, Meta: Nuk merret pushteti me dhunë e me ultimatume

Tiranë, 23 nëntor NOA - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka deklaruar sot se ultimatumi i PS-së drejtuar Berishës për hapjen e kutive, është krejtësisht jashtë çdo logjike demokratike, qytetare dhe çdo mendësie evropiane.

"Një ultimatum u dha përpara që në datën 20 nëntor do të bëhej nami, ndërsa ju sot e shikoni apo jo, që jemi këtu me ju me të gjithë mediat.

Ndaj gjej rastin sot të ftoj edhe njëherë tjetër lidershipin e PS-së që të heqë dorë nga politika e dështuar e nxitjes së tensioneve, të rrëmujave, të ultimatumeve të pa vlera, pasi Shqipëria është një vend tërësisht demokratik, është një vend që ka Kushtetutën e saj, është një vend që është anëtar i NATO-s, është një vend që po përgatitet tashmë për të hyrë në një fazë të re të anëtarësimit BE" tha Meta.

"Të gjithë e dinë që kutitë e zgjedhjeve i bëri vetë Edi Rama.

Edhe numërimin, edhe firmosjen, edhe vulosjen, pra ishte vetë Rama me 20 mijë komisionerët e tij në të gjithë Shqipërinë që i bëri.

Kjo është një histori e mbyllur.

Ndërsa alibia e kutive për të justifikuar marrjen e pushtetit me forcë, absolutisht jo vetëm që është e dështuar, jo vetëm që po kthehet në një gjë qesharake, por është edhe e turpshme sepse nuk ka qenë në traditën e PS-së , dhe këtu ndiej dhimbje të thellë, kjo formë rruge dhe ky frymëzim anti-shtet dhe anti-institucion. Këto janë frymëzime anti-evropiane" tha më tej Meta.

Ndërkohë që pyetjes së gazetarëve se nuk ka asnjë lloj mundësie paraprake për të negociuar me lidershipin e PS-së, dhe ta sjellë atë në Parlament, Meta iu përgjigj se qeveria ka qenë dhe është e hapur vazhdimisht, por ultimatumi nuk mund të quhet dialog. "Ultimatumi është ultimatum, vihet data dhe më pas konsiderohet i skaduar. Dialogu do të thotë që të shqyrtohet çdo kërkesë e ligjshme , ndërkohë që kërkesa për hapjen e kutive është e paligjshme, është anti-Kushtetuese, dhe këta zotërinj jo se kanë hallin e kutive sepse vetë i kanë numëruar dhe certifikuar ato, por duan një alibi për rrëmuja në këtë vend, kur qytetarët duan qetësi dhe normalitet" tha kreu i LSI-së.Â

Më tej Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse duhet të luajë një rol Presidenti i Republikës për zgjidhjen e ngërçit politik, duke thënë se në radhë të parë ka vend që opozita duhet të reflektojnë dhe të kuptojë që nuk merret pushteti me forcë, nuk merret pushteti me dhunë, nuk merret pushteti me ultimatume, sepse çështja e kutive është alibia e tyre.

k.k/NOA

Â

KOMENTE