English

Goditën me thika dy të rinj në lokal, në pranga 4 persona, shpallet në kërkim i pesti

Elbasan, 24 nëntor, NOA - Dy të rinj janë goditur me thika nga disa të tjerë brenda mjediseve të një lokali në qytetin e Elbasanit pas një grindje për motive të dobëta.

Lajmi konfirmohet nga burime policore të këtij qyteti për agjencinë e Lajmeve NOA, duke shtuar se ato kanë mundësuar edhe arrestimin e 4 personave që e nxitën këtë ngjarje të rëndë.

Mësohet se ata janë Ervin Sinani, 19 vjeç, person i shpallur në kërkim nga policia;

Adriano Pajova, 20 vjeç, i dënuar më parë me 4 vjet burg për shpërndarje droge edhe ky i shpallur në kërkim; Elidon Ahmeti, 20 vjeç dhe Elguen Debrova, 21 vjeç' që të katërt lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit.

Ndërkaq, dy të lënduarit janë 24-vjeçari me inicialet K.M dhe bashkëmoshatari i tij me inicialet K.Q, edhe këta banues në Elbasan.

Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, nga ana e policisë u bë shpallja në kërkim e 36-vjeçarit Afrim Tupi për veprën penale "Moskallëzim i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", të cilat parashikohen nga nenet 300 e 301 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE