Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha takon delegacionin kinez të Asamblesë Popullore
English

Kryeministri Berisha takon delegacionin kinez të Asamblesë Popullore

Tiranë, 24 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot delegacionin Delegacionin Parlamentar të Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Republikës Popullore të Kinës, kryesuar nga z. Sun Uen-Sheng, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar të Popullit dhe Nënkryetar i Komitetit të Çështjeve Bujqësore dhe Rurale.

Sun Uen-Sheng u shpreh se kjo vizitë është me rëndësi edhe sepse bujqësia është një nga çështjet jetike, për një popull të madh siç është populli kinez dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe ndihma reciproke  në këtë drejtim është mjaft e rëndësishme.

Ai theksoi se takimet e zhvilluara në Shqipëri, janë përqendruar në tri fusha të rëndësishme siç janë sistemi i tokave bujqësore; sistemi i ndërmarrjeve bujqësore dhe sigurimet shoqërore për popullsinë rurale.

Në fjalën e tij Berisha u shpreh se në vitet e fundit ka pasur një zhvillim intensiv të marrëdhënieve politike mes dy vendeve tona dhe qeveria shqiptare është e përkushtuar që të punojë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Duke u ndalur në zhvillimin e bujqësisë dhe të zonave rurale në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se Kina dhe Shqipëria kanë të përbashkët luftën që i kanë shpallur të dyja qeveritë varfërisë, e cila është e përqendruar në Shqipëri kryesisht në zonat rurale dhe në zonat malore, të cilat kanë pak tokë.

"Arritjet e Kinës, në këtë aspekt janë unike në botë dhe janë bërë në një kohë rekord dhe bashkëpunimi me Kinën në këtë drejtim është mjaft i dobishëm" u shpreh kryeministri.

k.k/NOAÂ Â Â Â Â Â Â Â
KOMENTE