Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita, po më pas?
English

Opozita, po më pas?

Opozita po proteston për të rrëzuar Qeverinë, por nuk thotë se si do ta bëjë këtë. Protestat mund dhe duhet të vazhdojnë. Ato duhet të bëhen gjithnjë e më origjinale për t'i dhënë më shumë frymëmarrje asaj dhe për t'i mësuar shqiptarët që të protestojnë, për t'u hequr atyre frikën nga shteti, që e trashëgojnë prej viteve të komunizmit

Nga Blendi Fevziu

Opozita shqiptare ka deklaruar dje qartazi objektivin primar të saj largimin e Kryeministrit Berisha nga pushteti dhe rrëzimin e qeverisë së tij. Në një manifestim 48 orësh ajo e ka nënvizuar këtë disa herë me folës të ndryshëm, kryesisht ata të partive aleate. Deri këtu gjithçka është e kuptueshme dhe legjitime. Detyra e çdo opozite është të vijë në pushtet dhe t'i zërë vendin qeverisë që është në fuqi. Nuk ka asnjë dyshim se ka vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet në një sistem demokratik: zgjedhjet! Në këtë rast, bëhet fjalë për zgjedhjet e parakohshme sepse ato të radhës pritet të zhvillohen në qershor të vitit 2013 dhe opozita duket qartë se nuk do të presë ato. Problemi i paqartë i të gjithë kësaj është se si do të vijë opozita në pushtet, si do ta rrëzojë ajo koalicionin qeverisës dhe si do të provokojë zgjedhje të parakohshme. Ka dy mënyra për ta bërë këtë: në parlament duke i humbur kësaj maxhorance numrin magjik të 71 votave që i duhen për të qeverisur; ose detyrimi i qeverisë për të dhënë dorëheqjen si pasojë e një situate aspak të favorshme të brendshme, një kombinim i krizës ekonomike, politike dhe presionit ndërkombëtar. E para ka pak gjasë të ndodhë. PS nuk është në parlament. PD dhe LSI duket se nuk kanë probleme në koalicionin e tyre dhe numri 71 nuk duket i kërcënuar. E dyta, është me sa duket rruga që ka zgjedhur opozita. Të protestosh në rrugë, në sheshe, në të gjithë vendin është një zgjedhje politike. Thelbi i të gjithës kësaj është krijimi i një ambienti të pamundur për të qeverisur, detyrimi i maxhorancës që të dorëzohet dhe të lëshojë qeverisjen e vendit përpara afatit kushtetues të përcaktuar. Në thuajse 20 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, dy herë ka pasur zgjedhje të parakohshme. Në të dyja rastet, kriza ekonomike, politike dhe presioni ndërkombëtar janë kombinuar së bashku. Në qershor 1991, Qeveria "Nano 2" u detyrua të jepte dorëheqjen dhe të deklaronte zgjedhjet e parakohshme brenda një viti. Shkaku kryesor i kësaj nuk qe në Parlament, ku PPSH kishte plot 2/3 e Parlamentit, por në rrugë. Më 15 maj 1991 Sindikatat e Pavarura shpërthyen një grevë të përgjithshme që paralizoi krejt vendin. Kriza preku madje edhe fabrikat e bukës, gjithë transportet dhe pothuajse të 3 milion shqiptarët qenë në rrugë. Situata ekonomike ishte katastrofike, popullata nuk kishte ushqim të mjaftueshëm dhe pothuaj i gjithë faktori ndërkombëtar u radhit haptas dhe me deklarata publike në favor të opozitës së kohës. Të gjitha këto bashkë nuk mjaftuan dhe u desh edhe një grevë urie e zgjatur e minatorëve të Valiasit në galeri dhe djegia e qendrës së Tiranës, që vendi të kalonte në zgjedhje të parakohshme. Në mars të vitit 1997, herën e dytë, situata ishte thuajse identike. Politikisht, Partia Demokratike kishte dështuar në zgjedhjet e 26 majit dhe opozita ishte jashtë parlamentit. Politika amerikane kishte kërkuar me ngulm përsëritjen e zgjedhjeve në 40 zona dhe refuzimi i kësaj kërkese kishte sjellë presione të forta nga Uashingtoni dhe disa institucione ndërkombëtare. Në dhjetor 1996 filloi kriza e piramidave dhe brenda 3 muajsh shumë prej kompanive rentiere qenë rrëzuar duke marrë me vete afro 2 miliardë dollarë, ose kursimet e afro 80 për qind të shqiptarëve. Kriza politike e shoqëruar me krizën ekonomike dhe presionin ndërkombëtar u shndërrua në një protestë masive në Jug e më pas në gjithë vendin, duke krijuar një kaos të pamenaxhueshëm. Maxhoranca e asaj kohe u detyrua t'i pranojë zgjedhjet e parakohshme për të shmangur katastrofën, siç kishte bërë edhe maxhoranca e vitit 1991. 12 vjet më pas, situata nuk duket as fare e ngjashme. Opozita po proteston dhe ajo duhet ta bëjë këtë më mënyrë edhe më frekuente. Kjo është një mënyrë e mirë për ta mbajtur atë të unifikuar dhe mbi të gjitha për ta çuar me një avantazh moral në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Por, në vend nuk ka as krizë ekonomike, as krizë politike sepse maxhoranca ka 75 deputetë dhe as presion ndërkombëtar. Përkundrazi, zgjedhjet janë certifikuar nga 7 anëtarët e KQZ-së, nga 20 mijë komisionarë socialistë dhe nga gjithë institucionet ndërkombëtare, OSBE/ODHIR, Asambleja Parlamentare dhe OSBE, KE, Komisioni Evropian, Qeveria e SHBA dhe shumë liderë perëndimorë. Mbi të gjitha, ideja e provokimit të zgjedhjeve të parakohshme apo e rrëzimit të një qeverie pa shkak nuk është shumë e mirëpritur në perëndim. Nëse të supozojmë një moment se kjo mund të ndodhte si një mrekulli për opozitën. Që nga ky moment opozitat e së paku gjashtë vendeve ballkanike do të ishin në rrugë dhe s'do të pranonin asnjëherë zgjedhje derisa të vinin në pushtet. Në Shkup, Beograd, Prishtinë, Podgoricë, Zagreb, rruga do të ishte forma e vetme e opozitës. Nga ana tjetër, vendi është në një proces integrimi. Ka hyrë në NATO, ka marrë dritën jeshile për statusin e vendit kandidat, pret liberalizimin e vizave dhe ka lënë në këtë proces shumë nga vendimmarrja e tij autonome dhe shpesh arbitrare. Në këtë kontekst, opozita po proteston për të rrëzuar Qeverinë, por nuk thotë se si do ta bëjë këtë. Protestat mund dhe duhet të vazhdojnë. Ato duhet të bëhen gjithnjë e më origjinale për t'i dhënë më shumë frymëmarrje asaj dhe për t'i mësuar shqiptarët që të protestojnë, për t'ju hequr atyre frikën nga shteti, që e trashëgojnë prej viteve të komunizmit. Protesta në demokraci është më shumë se sa e rëndësishme, por opozita nuk po thotë se si do të shkojë më tej. Ç‘do të ndodhë pas kësaj proteste; pas asaj tjetrës, asaj të tretës, të katërtës apo të pestës. Mungesa e një strategjie daljeje, aq më tepër kur opozita nuk është edhe në Parlament, përbën edhe thelbin e problemit të saj. Një problem që ajo vetë duhet ta zgjidhë.

KOMENTE