Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti i Kosovës miraton buxhetin, gjithsej 1.5 miliardë euro për vitin 2010
English

Parlamenti i Kosovës miraton buxhetin, gjithsej 1.5 miliardë euro për vitin 2010

Prishtinë, 24 nëntor, NOA - Me një rritje prej 6 % në krahasim me vitin e kaluar, është miratuar nga parlamenti i Kosovës buxheti i vitit të ardhshëm, i cili parashikon të kapë një shifër prej 1miliardë e 461 milion euro.

Duke parashikuar një rritje të ekonomisë vendase deri në nivelin 5 % për vitin 2010, kryeministri Hashim Thaçi tha se ky buxhet i përshtatet këtij prioriteti të qeverisë kosovare.

Ndësa ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, vuri në dukje se me anë të këtij buxheti do të fillojnë nga zbatimi dy projekte të rëndësishme, ai i ndërtimit të autostradës Vermicë-Merdar si dhe universiteti i Prizrenit.

Por ky projekt-buxhet u kundërshtua nga deputetët e opozitës, sipas të cilëve nuk ka përputhje me shifrat që jepen brenda tij.

Ata ngritën edhe shqetësimin se ai është ndarë në atë mënyrë që favorizon rajone të caktuara të Kosovës, por ky fakt u mohua nga kryeministri Thaçi.

n.e/NOA

KOMENTE