English

Presidenti Topi takohet me delegacionin Parlamentar të Komisionit Bujqësor të Kinës

Tiranë, 24 nëntor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Delegacionin Parlamentar të Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Republikës Popullore të Kinës, kryesuar nga Sun Uen-sheng, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Kongresit Kombëtar të Popullit dhe Nënkryetar i Komitetit të Çështjeve Bujqësore dhe Rurale.

"Niveli aktual i marrëdhënieve dhe miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë miq ka krijuar tërë premisat për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve reciproke, si dhe zgjerimin e tyre në të ardhmen", - nënvizoi Kryetari i Shtetit gjatë takimit.

Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin në fushën e bujqësisë midis dy vendeve, ku përmendën programet e trajnimit të financuara nga pala kineze në fusha të tilla si menaxhimi i bujqësisë, zhvillimi rural, etj. Në vijim të takimit, Presidenti Topi bëri një panoramë të zhvillimeve më të fundit ekonomike në vend, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek bujqësia dhe agrikultura. Kryetari i Shtetit shprehu interesin e palës shqiptare për përgatitjen më profesionale të specialistëve në drejtim të zhvillimit rural dhe të rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve kërkimore-shkencore. Nga ana e tij, kryetari i Delegacionit Parlamentar të Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Republikës Popullore të Kinës, Sun Uen-sheng, në emër edhe të pjesëtarëve të tjerë të delegacionit kinez shprehu kënaqësinë për këtë takim me Presidentin e Republikës, duke vënë në dukje që Â "është një shprehje e vullnetit për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe interesimit për vijueshmërinë e tyre në të ardhmen në të gjitha fushat".

k.k/NOA

KOMENTE