Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Senatorët çekë: 16 nëntori ishte njohja e rezultatit të zgjedhjeve të 28 Qershorit
English

Senatorët çekë: 16 nëntori ishte njohja e rezultatit të zgjedhjeve të 28 Qershorit

Tiranë, 24 Nëntor NOA - "Data 16 nëntor ishte njohja e rezultatit të zgjedhjeve të 28 Qershorit," thanë sot senatorët çekë, në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Përfaqësuesit e Komisionit të Integrimit në Senatin e Çekisë, vendi ku Kryeministri Berisha dorëzoi kërkesën për statusin e vendit kandidat, thanë se zgjedhjet në Shqipëri u njohën nga vendet anëtare dhe pranimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat nga Këshilli i Ministrave të BE-së në 16 nëntor, ishte tregues i vijimit të dinamikës së integrimit të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, duke vlerësuar mbështetjen e Çekisë gjatë presidencës së saj të BE-së, kur u dorëzua edhe aplikimi ynë për anëtarësim, shprehu kënaqësinë se projekti i Shqipërisë Europiane po vazhdon dhe data 16 nëntor është një datë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët ashtu si data e marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe më pas pranimi si anëtarë.

Kryetarja e Kuvendit tha se pranimi i kërkesës së Shqipërisë, vetëm gjashtë muaj pas dorëzimit të saj ishte një hap shumë domethënës në procesin tonë të integrimit.Â

Ajo theksoi se po ashtu edhe liberalizimi i vizave, që pritet të bëhet vitin e ardhshëm është një arritje shumë e madhe e objektivave tona, brenda një kohe shumë të shkurtër.Â

Senatorët çekë vlerësuan se gjatë vizitave të tyre në Shqipëri, transformimet dhe hapat e saj drejt zhvillimit janë shumë të dukshëm.

Ata shprehën gjithë mbështetjen për të qenë krah Shqipërisë deri në anëtarësimin e plotë në BE, duke besuar se ky destinacion do të jetë sa më i afërt.

e.r/NOA

Â

KOMENTE