Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shiti pasaportën me vizë të gruas për 2000 euro, trafikanti kapet teksa vinte nga Greqia
English

Shiti pasaportën me vizë të gruas për 2000 euro, trafikanti kapet teksa vinte nga Greqia

Kakavijë, 24 nëntor, NOA - Vetëm para pak ditësh i kishte shitur një gruaje që donte të ikte në Greqi pasaportën me vizë të bashkëshortes për 2 mijë euro dhe është larguar jashtë vendit, por teksa kthehej në Shqipëri është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë së kufirit.

Lajmi konfirmohet nga burime policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave personi i ndaluar është Dritan Hoxhaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Kasnic të Patosit.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se ai ishte shpallur në kërkim nga policia pasi

ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale të "Dhënies ndihmë për kalim të paligjshmë të kufirit, kundrejt fitimit", parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

Konkretisht, Hoxhaj ia ka shitur pasaportën me vizë të bashkëshortes së tij një gruaje tjetër kundrejt vlerës 2000 Euro, por kjo e fundit është kapur në momentin që do kalonte kufirin për në Greqi nga Kakavija, ndërsa ai vetë ishte larguar më parë në shtetin fqinj.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ai është kthyer sërish në Shqipëri, këtë herë për t'u arrestuar menjëherë nga forcat e policisë, në zbatim të vendimit ekzistues për burgim ndaj tij.

n.e/NOA

KOMENTE