English

Meta: Raporti i BE-së për Kosovën, një prespektivë për integrimin

Prishtinë, 25 nëntor NOA - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka mbërritur sot për një vizitë dy ditore të Kosovë ku është shprehur se "raporti i fundit për Kosovën tregon qartë angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar një perspektivë më konkrete për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane".

"Raporti i fundit për Kosovën, tregon qartë angazhimin e Bashkimit Evropian për të ofruar një perspektivë më konkrete për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian", deklaroi Meta, duke shtuar se Shqipëria, jo vetëm që mbështet fuqishëm shtetin e ri dhe të pavarur të Kosovës, por e mbështet njëkohësisht ndërtimin e fuqizimin e një Kosove demokratike dhe evropiane. Në agjendën e tij, Meta pritet që gjatë ditës së sotme të takojë krerët e politikës Kosovare dhe institucionalë të Kosovës.

k.k/NOA

KOMENTE