Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama thirrje Berishës: Të hetohen zgjedhjet, nuk ka rrugë tjetër
English

Rama thirrje Berishës: Të hetohen zgjedhjet, nuk ka rrugë tjetër

Tiranë, 25 nëntor NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama nëpërmjet një deklaratë për shtyp dhënë sot, i ka bërë thirrje sërish kryeministrit Berisha të hape kutitë pasi nuk ka rrugë tjetër.

"Sali Berisha, u përbetua se do t'i shkulë dhëmbë e dhëmballë opozitës.

Mjafton vetëm kjo fjali, për të kuptuar se ku ka rënë niveli i demokracisë dhe i qeverisjes në Shqipëri.

Ashtu siç mjafton vetëm kjo fjali, për të kuptuar se në ç'gjendje të rënduar mendore është njeriu që drejton sot Shqipërinë me vota të vjedhura" tha Rama.

Rama i bëri thirrje Berishës të qetësohet, e të hapë kutitë e votimit, të bëjnë së bashku hetimin e plotë transparent zgjedhjeve të 28 qershorit dhe të hapin të gjithë bashkë një kapitull të ri, duke e çliruar parlamentin nga pesha e rëndë e mëkatit të zgjedhjeve të vjedhura.

"Rrugë tjetër nuk ka dhe historia e vjetër dhe e re, mëson se sa më shumë pushteti i kërcet dhëmbët popullit të vet aq më shpejt i bien dhëmbët përpara fuqisë së vetë popullit.

Kur shqiptarët kurajozë kapërcyen muret e ambasadave diktatura komuniste e Ramiz Alisë e Sali Berishës, organizoi një miting gjigant me lista nëpunësish e punëtorësh të shtetit për të treguar se popullin e kishte me vete" deklaroi Rama.

Rama ka përsëritur thirrjen e opozitës për reflektim, për hetim të zgjedhjeve, për transparencën e kutive të votimit, duke shprehur se PS është më të vendosur se kurrë për ta çuar përpara këtë betejë më forcën e arsyes, jo me arsyen e forcës.

k.k/NOA

KOMENTE