Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stina Koncertore 2009-2010/ Palombo, Mullaj, Zyumbrovski me Orkestrën RTSH
English

Stina Koncertore 2009-2010/ Palombo, Mullaj, Zyumbrovski me Orkestrën RTSH

Tiranë, 25 nëntor, NOA Nga Milena Selimi - Në kuadër të Stinës Koncertore 2009-2010, sot në Pallatin e Kongreseve do të jepet një koncert simfonik nga Orkestra Simfonike RTSH-së në drejtimin e maestros Massimo Palombo, në violinë një nga talentet më në zë shqiptare në Itali, Suela Mullaj si dhe Aleksandër Zyumbrovski, një violonçelist ukrainas me një repertor jashtëzakonisht të pasur.

Në program përfshihen dy uvertura të Rossinit si dhe një koncert për violinë, violonçel dhe piano i L. Van Beethoven.

Virtuozja shqiptare, Suela Mullaj, e cilësuar tashmë nga kritika evropiane, si violinistja që ‘tundon' Sibelius, zhvillon aktivitetin e saj artistik në Orkestrën e Dhomës të BE-së. Soliste prej gjashtë vitesh me këtë formacion artistik, Suela Mullaj është koncertuese solistike në Konservatorin Verdi të Milanos dhe në një tur aktiv evropian, që kap shifrën e rreth 150 koncerteve, me një repertor muzikor që lëviz në hapësirat mes koncerteve romantikë dhe kompozitorëve modernë të shekullit. Suela luan në një violinë "Fernandus Galliano 1761", dhuruar me bujari nga Fondacioni "Pro.Canale".

Massimo Palumbo konsiderohet sot nga kritika dhe publiku si një nga realitetet më të rëndësishëm pianistikë të gjeneratës së tij dhe repertoi i shumtë si dirigjent fillon që nga operat italiane të viteve ‘800 e deri tek kompozimet e Bach dhe Bethoven. Që nga viti 2000 ai është drejtor artistik dhe muzikant në Orkestrën e Dhomës të EU-së, me një repertor koncertal që prek tri qytetet e kulturës muzikore evropiane, Milano, Vjenë dhe Berlin.

Të dy interpretuesit kanë qenë pjesëmarrës të përhershëm edhe në Verën e Ohrit, festivali I përvitshëm kulturor që mbahet në qytetin e Ohrit.

KOMENTE