Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet nga policia një i shumëkërkuar për vrasje, pas 12 vitesh arrati
English

Arrestohet nga policia një i shumëkërkuar për vrasje, pas 12 vitesh arrati

Gjirokastër, 26 nëntor NOA - Policia e Gjirokastrës arrestoi sot një 45-vjeçar të kërkuar për vrasje.

Astrit Guçe lindur dhe banues në Memaliaj të Tepelenës u arrestua sot nga ana e Specialistëve të Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër pasi ishte person i shpallur në kërkim për "vrasje".

Sipas policisë, Guçe është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit në trazirat e vitit 1997 nga burgu i Sarandës ku kryente dënimin pasi është i dënuar  nga Gjykata e Faktit me 17 vjet burg për veprën penale të "Vrasjes".

Astrit Guçe në janar të vitit 1995, rreth mesditës, në një lokal në qendër të qytetit Memaliaj, ka vrarë më thike për motive të dobëta bashkëqytetarin K.SH në atë kohë 30-vjeç.

Në Mars të vitit 1997 Guçe u largua për në shtetin Grek, dhe më datën 25 nëntor të vitit 2009, Policia Greke e kthen atë si deportiv në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Gjatë përpunimit të deportivëve nga Specialistët e Policisë Kufitare të dhënat që ky shtetas ka paraqitur kanë rezultuar të pa sakta në sistemin TIMS, pasi kishte dhenë mbiemër tjetër, si tek Policia Greke  ashtu dhe te Policia Kufitare Kakavijë.

Pas verifikimeve të shumta dhe punës së bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër u arrit identifikimi i saktë i tij.

Menjëherë nën masa të rrepta sigurie Astrit Guçe, është transportuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër nga Grupet e gatshme të Policisë së Rendit ku dhe është bërë ndalimi i tij .

Më pas ky ai është transportuar në Burgun e Sigurisë së Lartë Bënçë të rrethit Tepelenë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE