English

Koret raciste, Juventus në pritje të vendimit

Tiranë, 26 nëntor NOA - Koret raciste te tifozëve Juventin janë përsëri një problem për skuadrën.

Pas ndeshjes së kampionatit me Udinezen ku ekipi bardhezi u ndëshkua me një gjobë nga Federata Futbollistike e Italisë, tifozët e Juventusit tashmë dhe në Champions League janë dëgjuar përsëri në kore raciste kundër lojtarit të Interit Mario Balotteli.

Kjo është kthyer në një çështje tepër serioze për drejtuesit Juventin të cilët varen shumë nga gjykimi që do të japë Arbitri kryesor i ndeshjes së djeshme me Bordo.

Juventus mund të ndëshkohet përsëri me një gjobë ose në rastin me të keq skuadra do të ketë një skualifikim të fushës, ku ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve do ta zhvillojë në një fushë neutrale.

Duhet theksuar që meritë të veçantë ka portieri i Juventusit Gigi Buffon, i cili i është drejtuar tifozëve duke i qetësuar ata dhe duke apeluar për një ndërprerje të menjëhershme të koreve raciste kundër Balottelit.

r.b/NOA

KOMENTE