Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkarkohet Këshilli Drejtues i ERT, krijohet Këshilli i ri i AKEP
English

Shkarkohet Këshilli Drejtues i ERT, krijohet Këshilli i ri i AKEP

Tiranë, 26 Nëntor NOA - Shkarkohet në Parlament me një projektvendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, Këshilli Drejtues i Entit Rregullator të Telekomunikacioneve.

Ndërkohë me votim pa vota kundër, u emërua Këshilli Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Kryetar i institucionit tani do të jetë i propozuari nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Pirro Xhixho.

Kurse anëtarë janë Alketa Mukavelati, Zamira Nurçe, Ibsen Elezi dhe Benon Paloka.

AKEP ka një rol shumë të rëndësishëm në komunikacionin shqiptar. Ai pritet të zgjidhë disa çështje të mprehta dhe të mbetura ende pezull në vend, si transferimi i prefiksit (kompanisë celulare) duke mbajtur numri (number portability) dhe çeljen ligjore të shërbimit 3G.

e.r/NOA

KOMENTE