Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Historia në të panjohurën, performancë në QNK. Topalli, me vargje të Fishtës
English

Historia në të panjohurën, performancë në QNK. Topalli, me vargje të Fishtës

Tiranë, 27 nëntor, NOA Nga Milena Selimi - Në një nismë të Arkivit Shqiptar, me një ide të gazetarit Ben Andoni, në patronazhin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, një performancë e veçantë artistike do të bëjë të mundur të shohim historinë tonë në një formë ‘ndryshe'.

Histori, dokumente arkivore, etyde muzikore, etyde plastike, dokumenta audio dhe një orkestër e shkëlqyer harqesh dhe tunxhesh do të jenë pjesë e spektaklit historiko-artistik, i cili do të prezantohet sot pasdite në orën 17.00. në ambientet e rrënuara të QNK-së. Organizatorët tregojnë se e kanë zgjedhur këtë ambient për të hequr një paralele mes historisë së vështirë dhe arritjeve të sotme.

Duket se do të qëndrojnë mirë në këtë mjedis imazhe, pamjet e vjetra të Shqipërisë të vitit 1912, pastaj vitet e krijimit të shtetit në vitet 1912-1925, një pavarësi që ishte thjesht në letër dhe akoma nuk e bënte Shqipërinë një shtet të pavarur me të gjithë kuptimet një shteti modern.

Në monitorët që do të qëndrojnë në këto ambiente do të parakalojë një pjesë e historisë shqiptare, momente të rëndësishme për fatet e kombit si ardhja e princ Vidit në Shqipëri, Mbreti Zog dhe pamjet nga periudha e regjimit të tij, lufta e parë dhe lufta e dytë botërore, 7 prilli kur ehdi Frashëri i drejtohej Musolinit: "Nuk meriton lirinë nji popull qi nuk asht gati me vdekë për të".

Një gjetje interesante në këtë performancë do të jenë etydet plastike dhe muzikore që vijnë nga orkestra me 12 instrumentistë ku mund të veçohen: Robert Radoja, Isak Shehu, Gëzim Belegu, Lorenc Radovani etj.

Këto momente muzikore do të ndërthuren me imazhe historike, ku vlen të përmenden edhe momentet e dorëzimit të kurorës nga mbreti Zog dhe fillimi i erës fashiste, Kongresi i Lushnjes, sinjali i Radio-Londrës që njofton mbarimin e luftës, parakalimi i fitimtarëve në vitin 1944, një histori që vazhdon deri në ditët tona me hyrjen e Shqipërisë në NATO. Imazhe të papërsëritshme që sjellin fjalët "Mirëpresim Shqipërinë dhe Kroacinë në NATO".

Këto ishin fjalët e presidentit amerikan, Barack Obama, në samitin e Strasburgut, që në orën 11:50 minuta të 4 prillit 2009, Shqipëria dhe Kroacia janë bërë zyrtarisht anëtare të NATO-s. Ndërkohë që në Tiranë ky moment është shoqëruar nga 28 të shtëna topash në shenjë të 28 vendeve anëtarëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Mungesa e dokumenteve të hershme shqipe na ka lënë gjurmë të errëta. Dëshmia e parë e gjuhës tonë na vjen pikërisht prej shekullit të 15 nëpërmjet imzot Pal Engjëllit " Un të pagëzoj në emër të atit e të birit e të shpirtit të shenjtë". Fjalë të thjeshta, fjalë kuptimplote, fjalë të madhërishme. Dhjetëra breza shqiptarësh, që nuk do t'ua dimë dot kurrë emrat kanë lindur, jetuar, mbijetuar, dashuruar, punuar, vdekur në këtë vend horizontesh të dhëmbëzuar, majash të larta, shkëmbinjsh të thikët, fusha të vogla, rrethuar me male dhe gryka borë shumë. Kjo u dha të drejtën ta quanin vendin e tyre "Toka e Shqiponjës" ose Shqipëria. Kaq ekzotike tingëllonte ky kumt saqë Uilliam Shekspiri, që nuk e kishte parë kurrë ndonjëherë Shqipërinë..do t'i vendoste personazhet e fabulës së tij tek "Nata e Dymbëdhjetë" pikërisht në Iliri, në atë vend që gjithkush e dinte se jetonin paraardhësit e ilirëve, shqiptarët.

Në këtë performancë do të parakalojnë figurat e rëndësishme të Shqipërisë, si Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan Noli dhe qeveri ministrash, të ndihmuar edhe audio që sjellin zërin e Aleksandër Moisiut, Mbretëreshës Geraldinë, Mehmet Shehut, etj.

Konceptuar në regjinë e Ronzina Kostanit, me pjesëmarrjen e aktorëve Ben Derhemi dhe Alfred Trebicka, të orkestrës së harqeve dhe tunxhtave, ky spektakël historiko-artistik do të mbahet në kuadër të festimeve të 65-vjetorit të Çlirimit të vendit. Si një nga pikat kulmore të tij do të jetë edh pjesëmarrja e jashtëzakonshme e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila do të performojë disa vargje nga Fishta.

KOMENTE