Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irani i konfiskon Shirin Ebadit çmimin Nobel të Paqes, të huajt në alarm
English

Irani i konfiskon Shirin Ebadit çmimin Nobel të Paqes, të huajt në alarm

Teheran, 27 nëntor, NOA - Ndërsa 6 vite më parë asaj do t'i akordohej çmimi Nobel për Paqen nga autoritetet e larta të Akademisë së Stokholmit, autoritetet në Iran tashmë ia kanë konfiskuar atë.

Fjala është për aktivisten e njohur iraniane për të drejtat e njeriut, Shirin Ebadi, e cila ka deklaruar se aktualisht ndodhet në Londër dhe se medalja i ishte marrë një kasafortë në Iran para tre javësh.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere tha se marrja e medaljes së artë është shokuese dhe ka ndodhur për të parën herë në historinë 108-vjeçare të çmimit që njihet nga e gjithë bota, ndaj ka protestuar ndaj rrëmbimit të çmimit Nobel prej autoriteteve iraniane.

Aktivistja iraniane është femra e parë e besimit mysliman laureate e çmimit dhe gjykatësja e parë në Iran.

Ebadi, duke deklaruar se nuk mund të frikësohet, ka ndezur ndoshta edhe më shumë zemërimin e autoriteteve iraniane, të cilat e kanë keqtrajtuar shumë kohët e fundit, sidomos në protestat masive, që shpërthyen pas rizgjedhjes kontestuese të presidentit Mahmud Ahmadinexhad në qershor të këtij viti.

n.e/NOA

KOMENTE