Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Albania Fashion Week, përpjekje për t'i dhënë sharmi atmosferës festive të kryeqytetit
English

Albania Fashion Week, përpjekje për t'i dhënë sharmi atmosferës festive të kryeqytetit

Speciale mbi Javën e Modës

Tiranë, 28 Nëntor NOA - I është shtuar sharmi atmosferës festive të kryeqytetit këtë fundjavë. Edicioni i radhës i Albania Fashion Week ka prezantuar përpara publikut stilistë të rinj e profesionistë, mbase të panjohur për veshët e publikut, por shumë të talentuar.

Madje për t'u krijuar hapësira dhe mundësi këtyre të rinjve, këtë vit Dhoma Kombëtare e Modës e ka organizuar Albania Fashion Week vetëm me emra të rinj.

Kështu për të parë se cilat do të jenë tendencat e modës për sezonin Pranverë-Verë 2010, të apasionuarit pas pasarelave mund t'u referohen edhe stilistëve shqiptarë.

Deri tani shijet e të veshurit në Shqipëri janë ushqyer kryesisht nga prezantimi i koleksioneve të stilistëve të huaj, por moda po gjen gjithnjë e më shumë terren edhe në krijimet shqiptare.

Pikërisht për të shprehur këtë kreativitet, por mbi të gjitha për të lançuar emrat e stilistëve shqiptarë, Dhoma Kombëtare e Modës po i qëndron traditës së organizimit të Albania Fashion Week.

***

Në ambientet e Hotel Sheraton ka startuar edicioni i radhës i Javës Shqiptare të Modës, e cila i ka paraprirë një fundjave të veçantë me stilistë të rinj e profesionistë, por edhe shkolla mode me emër që i janë servirur Tiranës në këto ditë festash.

Ditët e para patën edhe surprizat e tyre. Javën e Modës e ka hapur veshjet Houte Couture të stilistes Stamatina Stefanit, të cilat përcollën një gamë të gjerë veshjesh që fillonin që nga ato për fëmijë, tendenca rinore, gruan në karrierë dhe fustane nusërie.

Ajo është më shumë e njohur në vendin fqinj, në Greqi, sesa në Shqipëri. Për këtë arsye, Stefani, pas një eksperience si stiliste prej më shumë 15 vjetësh, ka zgjedhur të prezantohet edhe në tregun shqiptar të modës.

"Afërsisht 70 vjet më parë, Lufta e Dytë Botërore transformoi jetët e miliona njerëzve. Një nga aspektet që u ndikuan nga lufta, ishte dhe moda e veshjes tek femrat. Ky revolucion po ndodh dhe sot teksa sheh rrugëve te Tiranes një detaj që vërejmë shumë është veshja", tha përpara sfilatës stilistja Stamatina Stefani.

"Të gjithë priren drejt ngjyrave të errëta dhe të ftohta. Në një krahasim me pamjet e kalimtarëve jashtë, veshjet e shqiptarëve dallohen pa shumë vështirësi. Në look-un e tyre dominojnë ngjyrat e errëta, kjo ndoshta për mungesë informacioni, ose ndoshta ju duket më komforte si ngjyrë. Të rinjtë janë ata që thyejnë tabutë dhe reflektojnë këtë edhe tek ngjyra se si vishen, megjithatë është e çuditshme se si në Shqipëri për ta është me e preferuar e zezë".

Koleksioni i realizuar në kohë rekord u është shtuar tendencave të tjera të stinës së ftohtë që bën modën në Shqipëri. Kryesisht pallto dhe pardesy, xhaketa, fustane elegante dhe fustane nusërie, me detaje të frymëzuara të punuara e të qëndisura të gjitha me dorë.

Një specialitet i Stamatinës janë gurët, e qëndisura dhe fjongot. Sa për çantat? Nga ajo që ka ofruar Stamatina Stefani, çantat e vogla që përdorin vajzat kur shkojnë nëpër festa elegante, ose në ndonjë darkë romantike, janë ok. Janë funksionale dhe më kryesorja, nuk zënë shumë vend në gardërobë

Pas saj fjalën e ka pasur Instituti i Modës "Burgo", degë dhe partner i institutit të famshëm me të njëjtin emër në Itali (një nga më të vjetrat në vendin fqinj). Me pjesëmarrjen e studentëve më të talentuar të kësaj shkolle, Aurela Shëmbitraku, Ana Xhaferri, Denada Lushakaj, Eriketa Memsuri, Engjëllueshe Lulja, Ervjola Hoxha, Fatjona Biqmeti, Isida Zhuri dhe Shemsa Curri, instituti ka ofruar një koleksion veshjesh kryesisht mbrëmjeje dhe Alta Moda duke iu përmbajtur tendencave Pranverë-Verë 2010. Këto tendenca përcaktohen nga konceptim i rëndësishëm i ekstremizimit të dy tendencave kryesore, asaj minimaliste dhe maksimaliste", tha drejtoresha e këtij instituti Fatbardha Aliaj. Siç thotë dhe sociologu i njohur Di Dena, "shoqëria jonë është gjithnjë e më e vështirë të stimulohet dhe si rrjedhojë gjithçka po ekstremizohet në mënyrë që të jetë më e dukshme, e provuar dhe e zgjedhur".Â

Instituti i Modës Burgo në Milano është themeluar në vitin 1962 nga Ferdinado Burgo, ekspert i njohur italian në fushën e modës, i cili falë aftësive dhe meritës për hartimin e metodave dhe programeve nga më të mirat, ka mundur të tërheqë studentë nga e gjithë bota. Sot në botë mbi 100 mijë persona përdorin metodën e IM Burgo. Në Shqipëri, që nga viti 2007 ai ka partner në Tiranë dhe në qytetin e Fierit, prej të cilit çdo dy vjet dalin modelistë, stilistë dhe dizenjues mode. Metoda Burgo bazohet në koncepte të qarta, të plota dhe tërësisht profesionale, të cilat duke u ndërthurur në një kombinim perfekt teori-praktikë bëjnë të mundur realizimin e veshjeve elegante, sportive, klasike dhe moderne, për gra, burra dhe fëmijë.

Sakaq të shtunën pasdite në Albania Fashion Week u prezantua edhe një tjetër shkollë, kësaj here nga Kosova: "Desing Factory", një nga më të njohurat në këtë fushë, e cila vjen në pasarelat e Tiranës direkt nga një prezantim në javën e modës në Sarajevë si dhe linja e bizhuve "Penelope".

Nesër do të prezantojë gjithashtu krijimet e saj një stiliste e re, nën siglën "Angel's Style". Ajo është një artiste e re ne moshe, e talentuar, e apasionuar pas botës së modës, e cila sigurisht nuk është e rezervuar në krijimet e saj. Tendenca të shfrenuara pritet të ngjiten në pasarelë të destinuara për moshat e reja. Ndërsa shkolla Sipam AB, do të sjellë eksperiencën greke prej nga ka dhe origjinën nëpërmjet studentëve më të talentuar të saj.

a.c/e.r/NOA - Më shumë foto, te Galeria

KOMENTE