English

Berisha zhvillon vizita në familjet e të rënëve, me rastin e ditës së 28 nëntorit

Tiranë, 28 Nëntor NOA - Kryeministri Sali Berisha, në vijim të nderimeve për të rënët e kombit, në ditën e 28 nëntorit, zhvilloi sot një vizitë në familjen e Heroit të Kombit, Myslym Shyri dhe të Dëshmorëve të Atdheut, Dionis dhe Kleanthi Manastirliu.

Duke iu përcjellë pjesëtarëve të familjes Shyri nderimet më të thella të tij, të qeverisë dhe të të gjithë shqiptarëve, për veprën e pavdekshme të Komisarit të Batalionit të dytë, Heroit të Popullit Myslym Shyri, Berisha vlerësoi se ai ishte një nga luftëtarët më trima në luftën çlirimtare të kombit shqiptar, i cili ju jep nder familjes së tij, Tiranës dhe çdo shqiptari, me veprën dhe sakrificën e tij sublime.

Ndërsa gjatë vizitës në familjen Manastirliu, Kryeministri vlerësoi kontributin e madh të kësaj familjeje në luftën çlirimtare, me angazhimin e të gjithë anëtarëve të saj, nga ku, dy prej tyre, Dionisi dhe Kleanti, ranë në këtë luftë në vitin 1944, duke u shpallur Dëshmorë të Atdheut.

Berisha theksoi se sakrifica e bijve të familjes Manaslirliu do të ndrisë gjithmonë, ideali i lirisë, ideali për të cilin ata sakrifikuan, sot është në ndërtim e sipër, më i lirë se kurrë dhe më shpejt se kurrë.

"Ne jemi krenarë me ju dhe ndihemi shumë të obliguar që të mund të shndërrojmë plotësisht në realitet idealin e tyre. Familja juaj ka një sakrificë të madhe në themelin e lirisë dhe dinjitetit të kombit, ndaj ata do të jenë gjithmonë të nderuar", tha Kryeministri. Â Â

e.r/NOA

KOMENTE