Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Honeymoons në TIFF, merr pjesë edhe Paskaljeviç
English

"Honeymoons" në TIFF, merr pjesë edhe Paskaljeviç

Nga Milena Selimi

Tiranë, 28 Nëntor NOA - "Nuk kam një imazh, unë kam shpirt. Me këtë do të doja që të më identifikonin të gjithë, nuk bëj kurrë një film të paramenduar por jam i hapur dhe me shumë shpirt, edhe atëherë kur bëj filma me karaktere negative unë përpiqem t'i kuptoj personazhet".

Me këto fjalë regjisori Goran Paskaljeviç takohej në 2006 me gazetarët shqiptarë në TIFF.

Sot, Tirana International Film Festival (TIFF) erdhi me një premierë të veçantë, e cila ka bërë bujë edhe pa patur prezantimin e saj shqiptar.

Në mbrëmje, në sallën "Kadri Roshi" të TK-së nisi edicioni i shtatë i TIFF, i cili u hap me filmin "Muaj mjalti", filmi i parë serbo-shqiptar, me pjesëmarrje të konfirmuar nga organizatorët edhe prezenca e regjisorit serb Goran Paskaljeviç.

"Honeymoons" sjell një realizim filmik jo të lehtëlehtë. Paskaljeviç ka treguar se si synimet e tij filmike u sulmuan si nga nacionalistët serbë dhe ata shqiptarë. Disa serbë "më përshkruan mua si një tradhtar".

Nuk flitet për një film politik. Për fat të keq Ballkani tregon se politika është fort e ndërthurur në jetët njerëzore. Shumë herë ajo ndryshon edhe fatet njerëzore.

Paskaljeviç këmbëngul se "Muaji i mjaltit" është larg politikës, ai sjell fate dhe ngjarje njerëzore, i pasur me ndodhitë e të përditshmes.

Goran Paskaljeviç, u nderua me çmimin e karrierës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik. Pas "Olympia Theatre" të Selanikut, më 19 nëntor, "Muaji i mjaltit", fituesi i çmimit "Golden Spike" në Valladolid të Spanjës. Gjithashtu fili ka patur prezenca ndërkombëtare në Festivalin e Venecias dhe Torontos. Sot është premiera e parë zyrtare shqiptare në Tiranë.

Produksioni & Buxheti

Edhe buxheti i "Muaj mjalti" është larg produksioneve që çajnë tregjet. I prodhuar me mbështetjen financiare nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri) Ministria e Kulturës së Serbisë (Serbi) Pulia Film Commission (Itali), buxheti kap vlerën 1.5 milion eurosh.

Mësohet se filmi është një bashkëprodhim mes shtëpive filmike "Nova Film" në Beograd, "Ska-ndal" në Tiranë, "Verdeoro" dhe "Paolomar" në Itali, "Neue Cameo Film" në Gjermani dhe "Swiss Effects" në Zvicër.

Në ndihmë të qarkullimit të filmit, do të jenë edhe përfaqësuesit e kompanisë DIGITALB, të cilët kanë të drejtat për shpërndarjen e filmit në kinematë e Shqipërisë dhe Kosovës dhe më pas në TV.

Skeda e filmit:

Muaji i mjaltit: Medeni mesec /Honeymoon/ 2009,

Kohëzgjatja: 95 min

Xhirimet në: 35 mm, Dolby digital surround

Vendi i origjinës: Shqipëri, Serbi.

Regjia: Goran Paskaljeviç

Skenari: Goran Paskaljeviç, Genc Përmeti

Drejtor fotografie: Milan Spasic

Në rolet kryesore:

Nebojsa Milovanovic (Marko) Jelena Trkulja (Vera) Jozef Shiroka (Niku) Mirela Naska (Majlinda) Bujar Lako (Rroku) Yllka Mujo (Vevo), Lazar Ristovski aktori i parë me shpesh në filmat e Paskaljevicit. Të tjerë aktorë shqiptarë luajnë Rozeta Feri, Kristaq Skrami, Timo Flloko, Çun Lajçi, Myzafer Zifla, Genti Kame, etj.

Në foto: Klod Dedja, Egla Tonini, Genc Permeti, Ilir Butka, Thomas Logoreci dhe Andi Tepelena, gjatë prezantimit të edicionit të Shtatë të Tirana International Film Festival, në Teatrit Kombëtar. Foto: NOA/LSA

m.s/e.r/NOA milan.selimi@noa.al

KOMENTE